Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke diskutuar për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Në diskutim janë dy komisione hetimore për energjinë.
Njëri është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Komisioni tjetër është propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se interpretimi nga Zyra Ligjore e Kuvendit kërkon që ky komision nuk mund të drejtohet nga Driton Selmanaj.
Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e propozoi Konjufcën për kryetar të këtij komisioni.
“Po meqenëse, ju po dëshironi me interpretu kaq ngurtë e ngushtë. Unë propozoj kryetar i komisionit të jetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Faleminderit”,
Gashi, e quajti jo kushtetuese përpjekjen e pozitës për formimin e një komisioni hetimor parlamentar./Telegrafi/