Site icon Telegrafi

Arben Frroku refuzon ekstradimin për në Shqipëri

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta zvicerane “Telegraf” sipas të cilës,Frroku është një vrasës.

Ai është përfshirë në likuidimin e komisarit të policisë Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur më 24 shkurt të vitit 2013.

“Një kriminel duket se ka zgjedhur të arratiset në Holandë për t’i shpëtuar persekutimit në vendin e tij”, shkruan gazeta.

Frroku u dënua më pas nga Gjykata e Apelit me burgim të përjetshëm, por ndërkohë ai ishte arratisur nga vendi për t’u arrestua më 28 prill të këtij viti në Holandë.

Exit mobile version