Site icon Telegrafi

Arben Fetahu dhe Artan Rugova shpallin kandidaturat për kryetar të FBK-së

Sot (e shtunë) në ora 16:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e fletënominimeve dhe kandidaturave për kryetar të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Kandidatë për kryetar të FBK-së në bazë të nominimeve të deponuara në FBK janë Arben Fetahu me 23 nominime dhe Artan Rugova me shtatë nominime.

FBK në gjirin e vet ka 32 anëtarë, do të thotë gjithsej 40 delegatë. Listën e anëtarëve mund ta gjeni në faqen zyrtare të FBK-së duke klikuar këtu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për FBK

Verifikimin e nominimeve e ka bërë Këshilli Mbikëqyrës në krye me kryetarin Fidan Hamiti, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Po ashtu sot ka përfunduar edhe afati për ndryshimin eventual të delegatëve nga ana e klubeve dhe shoqatave.

Të drejtë pjesëmarrjeje në Kuvend do të kenë vetëm delegatët që tashmë janë evidentuar në listën e FBK-së.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FBK-së do të mbahet më 5 prill 2018 në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.

Exit mobile version