Telegrafi

Arben Derhemi: Aktorët që iu futën politikës, dolën si lecka prej saj (Video)

Në emisionin Thumb nga gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, ka qenë i ftuar aktori i teatrit, Arben Derhemi.

Ai është pyetur nga gazetaret në qoftë se kishte menduar ndonjëherë t’i futej politikës.

Ai është shprehur se të gjithë kanë tentuar ta rekrutojnë, por nuk i është futur politikës, sepse nuk ka dashur.

“Ka shumë aktorë që i janë futur politikës, por politika i ka nxjerrë si lecka. Ky fakt më tmerron”, ka thënë ai. /Telegrafi/