Gazetari Arben Ahmeti është pronari i ri i televizionit Rrokum TV.
Lajmin e ka bërë të ditur ish pronari këtij televizioni, Migjen Kelmendi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Me këtë foto të çastit, e përmbylla me studentin dhe mikun tem Arben Ahmeti, marrëveshjen për kalimin e pronësisë dhe përgjegjësisë të Televizionit Rrokum dhe portalit Rrokum.TV te ai. Arbeni sot ka arrit me ndërtue nji profil publik dhe ka dëshmue se ka potencial me i pri nji mediumi, ashtu si arriti bashkë me kolegët e tij me pasunue spektrin medial me TV Dukagjini. Po kështu jam i bindun se me projektin e tij te ri, ka me qene nji nga mediumet qe ka me i dhanë tempo e profesionalizëm hapsinës mediale në Kosovë! I uroj sukses!”, ka shkruar Kelmendi.