Ish mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka thënë se Cristiano Ronaldo është po aq i mirë sa Alfredo di Stefano.
Arbeloa beson që lojtari i ardhur nga Manchester United, e ka vënë vetën në pozitat e Di Stefanos.
“Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe më parë edhe në Real Madrid, në të gjitha nivelet, është në të njëjtin nivel me Di Stefanon”.
Arbeloa, ka qenë pjesë e Los Blancos për shtatë sezone.
“Sa kam qenë pjesë e klubit për shtatë vite kam qenë gjithmonë vetja dhe i kam mbrojtur shokët, menaxherin dhe klubin”.
“Mneoj që fansat i shohin këto gjëra”.
Fansat e Real Madridit, kanë treguar dashuri për lojtarin sa ishte pjesë e klubit.
“Ju duhet të dini kur të thoni lamtumirë, sepse nuk është e lehtë dhe madje më pak në Real Madrid’.
“Duhet të dini kur të vendosni, por është më mirë kur njerëzit t’ju duan”, ka thënë Arbeloa. /Telegrafi/