Site icon Telegrafi

Arbeloa pas shkarkimit të Bilic: Më mirë vonë se kurrë

Slavan Bilic është shkuar dje (e hënë) nga detyra e trajnerit të West Hamit.

Pas kësaj ka reaguar menjëherë, Alvaro Arbeloa, i cili nëpërmjet një postimit në Twitter i është gëzuar këtij vendimit.

“Më mirë vonë se kurrë”, ka shkuar ish-ylli i Real Madridit, në lajmin për shkarkimin e kroatit.

Shkarkimi i tij erdhi pas rezultateve të dobëta të ‘Çekanëve’, të cilët aktualisht renditën në vendin 18-të pas 11 javësh në Ligën Premier me vetëm nëntë pikë.

Ndeshja e ardhshme e West Hamit është ndaj Watfordit. Vlen të theksohet se klubi anglez si trajner ka emëruar David Moyes.

Tekniku anglez në të kaluar ka drejtuar skuadra si Everton, Manchester United, Real Sociedad e Sunderland.

Spanjolli është kritikuar shumë nga tifozët e West Hamit, të cilët kanë kërkuar që ai tregon respekt ndaj ish-trajnerit të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version