Telegrafi

Arbana së shpejti fillon me emisionin e ri “Dua të të bëj të lumtur” (Foto)

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e rrugëtimit të një prej emisioneve, i cili sezonin e kaluar ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm, “Dua të të bëj të lumtur” në ekranin e Top Channel.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani, ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram krah së cilës shkruan: “Shihemi në shkurt”.

Por, duket se moderatorja nuk është e vetmja që e pret me padurim startimin e programit.

Në foton e postuar janë me mijëra komente të fansave të saj dhe programit, të cilët shkruajnë se mezi presin nisjen e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Pak ditë më parë Arbana zbuloi një detaj të programit, ftesat, të cilat kanë një dizajn mjaft të veçantë dhe me ngjyrë ari.

Arbana Osmani njihet për paraqitjet e saj në Big Brother.

Por, bukuroshja që nga nisja e një jete familjare u dedikua në formate më atraktive. /TCH/