Vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë dhe jo më kot.
Fjala është për prezantuesen, Arbana Osmani, e cila muajve të fundit ka qenë mjaft e përfolur për lidhjen e saj me regjisorin, Eduart Grishaj, gjersa nuk është bërë akoma një konfirmim nga ana e tyre.
Megjithëse po shijon romancën e re, 36-vjeçarja po punon edhe në projekte të tjera, jashtë televizionit.
Ajo së fundmi ka zbuluar për publikun se ka gati projektin e ri, librin me receta gatimi, gjashtë vite pas pubikimit të librit të parë.
“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju një projekt për të cilin po punoj prej kohësh, 6 vite, pas librit tim të parë me receta gatim, më në fund erdhi momenti për një të dytë. “Receta për 5 minuta” së shpejti për të gjithë ju që keni besuar tek unë, gjithmonë”, ka shkruar Arbana.
Gjithashtu, prezantuesja Osmani është larguar nga Top Channel, pjesë e të cilit ishte për shumë vite. /Telegrafi/