Është duke u zhvilluar nata finale e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në RTSh.
Nata e katërt njëherësh e fundit do të sjellë gjithashtu performanca të shumta nga artistët, e madje krejt në fund dhe finalistin/en.
Edhe në këtë mbrëmje vëmendje të madhe mori prezantuesja Arbana Osmani, gjersa kësaj radhe zgjodhi një fustan të markës Valentino.
Sipas faqes së njohur në rrjete sociale “Albania Street Style”, ky fustan kushton hiç më pak se 18 mijë euro.
Krahas veshjes, flokët i kishte lënë të lëshuara në formë të valëzuar dhe nuk zgjodhi ndonjë aksesor për të kompletuar dukjen.
Në Festivalin e mbajtur në Pallatin e Kongresve në Tiranë për herë të parë fituesi do të zgjidhet nga publiku.
Në garë tashmë janë disa emra të njohur si: Filloreta Raçi-Fifi, Elsa Lila, Albina Kelmendi etj. /Telegrafi/