Telegrafi

Arbana Osmani shijon pushimet në Londër, mahnit me paraqitjet elegante

Foto: Instagram

Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Arbana Osmani, e ka shijuar në maksimum këtë verë.

Ajo ka qenë nëpër vende të ndryshme, si Mykonos, Ibiza e gjithashtu në plot qytete të Italisë.

Ikona e televizionit si destinacion të radhës ka zgjedhur Londrën, ndërsa është shoqëruar nga partneri i saj, Eduart Grishaj dhe disa miq të tyre.

Me këtë rast, moderatorja nuk ka munguar me disa pamje të veçantë në rrjete sociale.

Duke qenë se shquhet për sharmin, ylli i “Big Brother” ka mahnitur në paraqitjet e saj.

Ajo ka marrë komplimente të shumta nga miqtë e ndjekësit në pjesën për komente.

Arbana ka premtuar se do të rikthehet në ekran shumë shpejt, por nuk ka zbuluar më shumë detaje. /Telegrafi/