Site icon Telegrafi

Arbana Osmani: Në televizion nuk do shohim më një histori dashurie si e Adelës dhe Bjordit

Bjordi dhe tanimë e ndjera, Adelajda Xhamani, kanë qenë një nga çiftet më të komentuar në Big Brother.

Romanca e tyre bëri bujë të madhe gjithandej nëpër mediat shqiptare dhe u diskutua në masë të madhe.

Historinë e tyre të dashurisë dhe puthjen e famshme e ka kujtuar së fundmi edhe Arbana Osmani, prezantuese e Big Brother për nëntë vite radhazi.

 

“Ishte një puthje e fshehtë. Ata u puthën duke menduar që ne nuk e dinim që ishin puthur. Ishte në një korridor të vogël para dhomës së rrëfimit. Ne menduam shumë nëse duhet ta transmetonim”, tha moderatorja për emisionin “Ëndërrtjerrësit”.

Arbana më tej shtoi se emocionet që i kanë dhuruar ata publikut janë të pashlyeshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arbana Osmani

“Unë nuk e di nëse do të ketë ndonjëherë në televizion një histori dashurie si ajo. Emocionuese ishte dhe për mënyrën si erdhi, për guximin. Adela ishte shumë vajza shqiptare, prandaj e donin”, tha Osmani.

Bjordi dhe Adela Xhamani

Duhet kujtuar që Adela u gjet e vdekur në banesën e saj në Tiranë disa vite më parë. /Telegrafi/

Bjordi dhe Adelajda Xhamani
Exit mobile version