Arbana Osmani, ylli i ekraneve tona, po sjell shijet e saja të veçanta në Prishtinë me hapjen e restorantit të saj të ri, Bana’s, tani edhe në HyperActive.
Njoftimi u bë përmes Instagramit, ku Arbana shprehu entuziazmin e saj për këtë hap të ri, duke thënë: “Një ëndërr që po bëhet realitet!”
“Bana’s” në Prishtinë do të mirëpresë mysafirët e parë këtë të enjte, më 11 Korrik, në orën 19:00.
Arbana Osmani do të jetë aty për të mirepritur të gjithë.
“Merrni me vete fëmijët, familjarët dhe miqtë – hapësira jonë është e mjaftueshme për të gjithë” u shpreh ajo.
Bana’s në HyperActive do të ofrojë të njëjtën shije si Bana’s në Piramida dhe Arbana pret me padurim të ndajë pasionin e saj për gatimin dhe ushqimin me Prishtinën.
Për më shumë informacione dhe detaje vizitoni:
Facebook: HyperActive
Instagram: Hyperactive.ks
Web: Hyperactive.com