Moderatorja e njohur shqiptare Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori, Eduart Grishaj, ditë më parë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Dasma e tyre u mbajt në Toskanë të Italisë me të ftuar miq, familjarë e disa personazhe VIP – të cilëve iu kërkua që të mos ndanin asgjë nga dasma në rrjetet e tyre sociale.
Sido që të jetë, vet prezantuesja e Big Brother VIP Albania ndau me ndjekësit e saj në Instagram të hënën, disa detaje nga dasma e tyre glamuroze.
Mes të tjerash, ajo publikoi edhe letër të personalizuar urimi të cilin çifti e kishin marrë nga Papa Françesku, falë një mikut të tyre.
“Dhe në fund surprizën më të madhe na bëri miku ynë Dom Gjovalini, i cili na solli bekimin e shenjtërisë së tij Papa Françesekut”, shkroi Arbana në mbishkrimi ne fotografisë, teksa tregoi letrën e urimit.
Arbana dhe Duarti përndryshe njihen prej vitesh bashkë dhe kanë bashkëpunuar në disa projekte televizive si: Dua të të bëj të lumtur, Big Brother VIP Albania, Festivali i Këngës në RTSh, e të tjera.
Dyshja janë prindër të dy fëmijëve, gjersa Arbana është nënë edhe e një djali më t1% madh, i cili rrjedh nga martesa e saj e parë. /Telegrafi/