Telegrafi

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë

Foto: Instagram

Prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ditën e sotme (e shtunë) feston ditëlindjen e 39-të.

Në po të njëjtën ditë përvjetorin e lindjes e feston edhe partneri i saj, Eduart Grishaj, i cili ka mbushur plot 33 vite.

Kjo do të thotë se regjisori shqiptar është gjashtë vjet më i vogël se ylli i Top Channel.

Arbana Osmani (Foto: Instagram)

Ata janë së bashku prej disa vitesh dhe tashmë kanë edhe një djal të quajtur, Diell.

Lexo po ashtu Pas mbarimit të Big Brother VIP, Arbana Osmani nis pushimet në ishujt Maldive

Ka qenë Arbana ndërkohë që ka uruar të dashurin për ditëlindje në një postim të shpërndarë në InstaStory.

Për të kremtuar ditëlindjen e tyre, ata kanë bërë një udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Arbana duhet theksuar që ka edhe një djalë nga një martesë e mëparshme. /Telegrafi/