Telegrafi

Arbana Osmani me dedikim emocional për të birin në njëvjetorin e lindjes: Dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti

Foto: Instagram

Sot (e martë) është një ditë mjaft e rëndësishme për prezantuesen e njohur shqiptare, Arbana Osmanin.

Kjo ngase djali i saj i dytë, Dielli, feston ditëlindjen e parë dhe me këtë rast nuk ka munguar një dedikim nga e ëma.

Moderatorja nga Shqipëria ka zgjedhur disa nga momentet më të lumtura familjare për të përshkruar se si ishte plot një vit me një anëtar të ri të familjes.

Arbana Osmani (Foto: Instagram)

“Gëzuar ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që më risolli besimin se mrekullitë ekzistojnë dhe se Dielli mund të lindë sërish”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arbana Osmani

“Ma ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë, mama”, kanë qenë fjalët e saj.

Dielli ndërkohë është djali i dytë i Arbanës nga lidhja e saj me regjisorin e njohur, Eduart Grishaj.

Arbana duhet theksuar se ka edhe një djalë nga martesa e saj e mëparshme. /Telegrafi/