Telegrafi

Arbana Osmani çudit me veshjen, lidhet me dy rripa

Siç dihet “Big Brother” rikthehet këtë fundjavë dhe për ta bërë si më të afërt për publikun, stafi i Top Channel organizoi një mbrëmje me banorët që kanë spikatur ndër vite, nga ky reality show.

Por, ndryshe nga sa mund të imagjinohej, vëmendja e tapetit të kuq nuk mbeti tek personazhet e dikurshëm.

Për të lënë “nam”, ishte kujdesur prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani. Ashtu siç jo rrallë herë guxon, këtë rradhë 33-vjeçarja vendosi të lidhë në mes dy rripa të rëndë njëkohësisht!

Një paraqitje e çuditshme kjo, po të kemi parasysh se “eksperimenti” në fjalë, nuk duket i parë as në trendet e pasarelave të sivjetshme të modës.