Telegrafi

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet prezantuesja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet teksa mban në dorë të porsalindurën.

Në postim, Arbana gjithashtu ka zbuluar se vajzën e kanë pagëzuar me ermin, Zoi teksa thotë se ëndrra i është bërë realitet.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

“Ëndrrat bëhen realitet. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, ka shkruar Arbana në mbishkrimin e postimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arbana Osmani

Sipër imazhit që ndau, moderatorja pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve dhe miqve të saj.

Kujtojmë që Arbana është nënë edhe e dy djemve, një nga martesa e kaluar dhe një me partnerin aktual, Eduart Grishaj. /Telegrafi/

Foto: Arbana Osmani/Instagram