Site icon Telegrafi

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të dytë

Prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ditën e sotme (e hënë) është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj mirëpritën fëmijën e parë së bashku, një djalë.

Lajmi u bë i ditur nga vet Grishaj, i cili ndau një fotografi me të birin në llogarinë personale, Instagram.

“Lindi Dielli”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arbana Osmani

Ndërkohë, urimet krahas postimit nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit që numëron regjisori në këtë rrjet të popullarizuar.

Ky njëherësh është fëmija i parë për Eduardin, kurse i dyti për moderatoren e njohur pasi ajo ka një djalë nga martesa e saj e mëparshme.

Të njëjtit njoftuan se po bëhen prindër në ditëlindjen e tyre, saktësisht më 7 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version