Prezantuesja e njohur Arbana osmani numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Ajo është e njohur për publikun si prezantuesja e spektaklit “Big Brother Albania”, ndërsa për momentin është duke u marrë me drejtimin e emisionit të ri “Dua të të bëj të lumtur”.
Ky emision sjell nga java në javë storje interesante prej vendeve të ndryshme turistike, duke sjell pak frymë nga çdo vend i botës.
Së fundmi, Osmani është gjendur në një minierë 1100 metra nën tokë, në një minierë në Bulqizë, me ç’rast ka parë nga afër vendin ku një nga minatorët e kësaj miniere humbi jetën.
Ajo ka treguar se një ngjarje e tillë e ka pikëlluar tejë mase, ndërsa ka shprehur edhe ngushëllimet për familjarët e 31 vjeçarit.
“Një javë më parë së bashku me Eduart Grishaj dhe Lorina Mixhen xhiruam për ‘Dua të të bëj të lumtur’ 1100 metra nën tokë në Minieren e Bulqizës, aty ku sot ka humbur jetën një minator 31 vjeçar nga një masiv gurësh. Duke i dërguar ngushëllimet më të sinqerta familjes, mezi presim t’ju tregojmë këtë sezon historitë më të jashtëzakonshme që vijne edhe nga nëntoka” (sic.), ka shkruar Arbana Osmani. /Telegrafi/