Arban Abrashi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook ka numëruar ato të cilat ai i ka quajtur shkelje të kryetarit të deritanishëm Shpend Ahmeti, me të cilin është edhe në garë të drejtpërdrejt për balotazhin e 19 nëntorit.
Sipas Abrashit, i cili thotë se është bazuar në raportin e auditorit, gjatë mandatit të Shpend Ahmetit janë shënuar shumë parregullsi dhe shkelje.
Ndër shkeljet, sipas tij janë edhe paaftësia në shpenzimet dhe në planifikim të buxhetit, si dhe paaftësia në realizimin e të hyrave.
Gjithashtu Abrashi ka thënë se Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Shpend Ahmeti nuk ka respektuar ligjin, nuk dinë të menaxhojnë, i vonojnë pagat…
Më poshtë e keni postimin e plotë të Abrashit: