Telegrafi

Arban Abrashi kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës?

Shpend Ahmeti do të përballet në garën për Kryetar të Prishtinës me Arban Arbashin, deputetin aktual të LDK-së.

Kështu është vendosur nga udhëheqja e LDK-së.

Burime të Express kanë treguar se Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani s’kanë pasur guxim të hyjnë në garën për të udhëhequr qytetin më të rëndësishëm në Kosovë.

Arbashi nuk është përgjigjur thirrjeve të gazetës për të konfirmuar nëse do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Kryeqytetit.

Ndërkohë, Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, një ditë ma parë, ka thënë se në garë për Kryetar të Prishtinës janë: Arban Abrashi, Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani e Ismet Beqiri.

Ish-Kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka disa muaj që ka nisur të bëhet gati për të qenë kandidat për Kryetar të Kryeqytetit. Mirëpo, duket se as kësaj radhe nuk do të jetë kandidat.

“Ismet Beqiri mund të kandidojë vetëm nëse tërhiqet Arban Abrashi”, ka thënë një zyrtar i LDK-së.

Prej pasluftës, Prishtinën e kishte udhëhequr LDK-ja. Fillimisht Kryetar ishte Ismet Beqiri, pastaj Isa Mustafa. Në mandatin e fundit, Prishtinën e ka udhëhequr Shpend Ahmeti.

Deri tash, në garën për kryetar të Prishtinë janë: Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, Arbër Vllahiu i AAK-së dhe Arban Abrashi i LDK-së.