Shtëpia e Shoqërisë Civile ka organizuar të mërkurën në Prishtinë Mbrëmjen e Filantropisë Kosovare.
Gjatë kësaj mbrëmje janë zgjedhur edhe fituesit e çmimit FIDES “Hasan Prishtina” për vitin 2022.
Në mesin e fituesve është edhe Arba Lluka nga Libraria “Dukagjini”, për kontribut filantropik korporativ, në bazë të aktiviteteve te Fondacionit “Agim Lluka”.
Fitues tjerë janë Edita Dula për kontribut filantropik individual, Fatime Imeri Berisha për kontributin e dhënë për diasporën dhe Alberina Gashi nga “Eco Solution Research” për kontributin e dhënë në arritje shkencore dhe inovacion.
Ndryshe, Fondacioni “Agim Lluka” është themeluar në vitin 2022 dhe deri tani ka realizuar aktivitete të shumta bamirësie. /Telegrafi/