Telegrafi

Aragones një hap larg Milanit

Marca thotë se Leonardo ishte në prag të shkarkimit pas humbjes 1-0 ndaj Udineses, barazimit pa gola në San Siro kundër Barit dhe humbjes në shtëpi ndaj Zurichut.

Braziliani duhej të shkarkohej nëse Atalanta do të mposhtte Milanin, por ai u shpëtua nga një gol i shënuar nga Ronaldinho.

Negociatat kishin filluar me ish-trajnerin e kombëtares së Spanjës, Aragones, dhe kishin vazhduar edhe pas barazimit ndaj Atalantas. Por ka qenë fitorja e Milanit në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit ajo që i ka prishur bisedimet dhe ka penguar angazhimin e spanjollit./Telegrafi/