Telegrafi

Aragones i thotë JO Sevillas

Palët janë pajtuar në të gjitha pikat e marrëveshjes përpos kohëzgjatjes së saj. Presidenti i Sevillas, Jose Maria Del Nido, nuk ishte i gatshëm t’i ofronte Aragonesit kontratë që do t’i garantonte atij stolin e Sevillas për sezonin e ardhshëm, dhe kjo ka bërë që trajneri ta refuzojë ofertën.

Si pasojë e kësaj, Sevilla në ndeshjen e radhës do të duhet të mbështetet në Antonio Alvarezin, njërin prej ndihmësve të Manolo Jimenezit, gjatë ndeshjes ndaj Villarealit në fundjavë. /Telegrafi/