Autoritetet në Arabinë Saudite kanë bërë të ditur “lehtësimet” të cilat do të ofrohen gjatë muajit të Ramazanit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për “lehtësime” për punëtorët, gjatë këtij muaji.
Në këtë drejtim bëhet e ditur se Banka Qendrore e Arabisë Saudite (SAMA) njoftoi reduktimin e orëve të punës për muajin e Ramazanit.
Në njoftimin e bërë gjatë fundjavës, SAMA tha se degët dhe zyrat e bankave funksionojnë nga ora 10:00 deri në 16:00 gjatë muajit të Ramazanit.
Ndërsa për bizneset e tjera, sipas njoftimit të vitit të kaluar të Ministrisë së Burimeve Njerëzore, pritet që orët e tyre të punës të ulen në pesë, me fillimin e punës nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
Muaji i Ramazanit është një nga periudhat më të rëndësishme të vitit për komunitetin mysliman në mbarë botën. Është një kohë për reflektim, lutje dhe agjërim gjatë orëve të ditës.
Fillimi i Ramazanit ndryshon çdo vit bazuar në kalendarin islamik, i cili përbëhet nga 12 muaj hënor që gjithsej 354 ose 355 ditë. Kjo bën që muaji i agjërimit të lëvizë deri në 10 ditë më herët çdo vit në kalendarin Gregorian. /Telegrafi/