Site icon Telegrafi

Arabia Saudite do të shesë aksione të Aramcos, për të krijuar Fondin prej 2 trilionë dollarëve

Arabia Saudite do të shesë aksionet e kompanisë së naftës Aramco dhe me ato të ardhura të krijojë fondin më të madh në botë të pasurisë, sipas një plani për reforma ekonomike afatgjata, tha sot princi Mohammed Bin Salman.

Princi tha se plani, i quajtur ” Visioni i Arabisë 2030″, ka për qëllim t’i japë fund varësisë së vendit nga prodhimi i naftës deri në vitin 2020.

“Ne të gjithë kemi zhvilluar një varësisë nga nafta në Arabinë Saudite, kjo është e rrezikshme dhe ka penguar zhvillimin e shumë sektorëve gjatë viteve të fundit”, tha Princi Mohammed në një intervistë me kanalin saudit të lajmeve Al-Arabiya, pasi Qeveria miratoi planin.

“Ne planifikojmë të shesim më pak se pesë për qind të Aramcos….Kjo pjesë është vlerësuar në mes 2 dhe 2.5 trilionë dollarëve”, tha ai.

Exit mobile version