Telegrafi

Arabia Saudite do të blejë 50 taksi fluturuese elektrike – për mënyra të avancuara të udhëtimit drejt atraksioneve turistike

Transportuesi kombëtar i Arabisë Saudite do të blejë 50 fluturake elektrike nga prodhuesi gjerman Lilium NV.

Blerja vjen me një opsion për të dyfishuar blerjen ndërsa Mbretëria kërkon mënyra të avancuara të udhëtimit drejt atraksioneve turistike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Saudia dhe Lilium nënshkruan marrëveshjen e shitjes të enjten në një ngjarje në Gauting pranë Mynihut, ku ndodhet Lilium.

Saudia planifikon të vendosë ato nëpër vende të ndryshme.

Këto përfshijnë Jeddah, ku do të transportojë pasagjerë nga qyteti në hotele në Mekë për turizëm fetar.

Të tjerat do të jenë në kryeqytet dhe në Detin e Kuq, ku fluturakja do të transportojë njerëz midis aeroporteve dhe projekteve që do të kthehen në vende turistike. /Telegrafi/