Site icon Telegrafi

Arabia Saudite rrit me 50% çmimin e benzinës

Arabia Saudite vendosi sot një rritje deri në 50 për qind të çmimit të benzinës në kuadër të rishikimit të subvencioneve që ndikojnë në çmimin e energjisë elektrike, të ujit, naftës dhe të produkteve të tjera të hidrokarbureve, të subvencionuara në masë të gjerë në mbretëri.

Ky vendim që pritet të hyjë në fuqi që nga dita e nesërme, referuar agjencisë zyrtare saudite të lajmeve SPA, vjen disa orë pas njoftimit nga mbretëria të një deficiti rekord buxhetor prej rreth 90 miliardë euro në vitin 2015 dhe miratimit të buxhetit 2016 me deficit edhe më të madh, për shkak të rënies së çmimit të naftës. /Telegrafi/

Exit mobile version