Kompania shtetërore e naftës e Arabisë Saudite “Saudi Aramco”, ka njoftuar se për shkak të shtimit të kërkesës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës së papërpunuar që do të eksportohet në korrik në Azi.
Çmimi do të rritet me 35 cent për fuçi.Njëkohësisht “Saudi Aramco” do të rrisë çmimin e naftës së papërpunuar të eksportuar në SHBA me 20 cent për fuçi, ndërsa do të ulë çmimin me 35 cent për fuçi për naftën e eksportuar drejt vendeve të Europës veriperëndimore. Agjencia e lajmeve “Bloomberg”, ka vlerësuar se rritja e çmimit të naftës së papërpunuar të eksportuar në Azi e SHBA shfaq besimin e Arabisë Saudite për kërkesat në treg.
Kurse për të përballuar konkurrencën e ashpër nga vende të tjera të prodhimit të naftës si Irani, Arabia Saudite vendosi të ulë çmimin e naftës së eksportuar në Evropë. /Telegrafi/