Telegrafi

Arabia Saudite pezullon “Umrah”, për shkak të frikës nga coronavirusi

Arabia Saudite ka pezulluar shkuarjen në “Umrah”, nga frika e përhapjes së coronavirusit, pasi mund të prek qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, tha ministria e brendshme të mërkurën.

Shteti i Gjirit ka vendosur të pezullojë “Umrah” përkohësisht për qytetarët dhe banorët në mbretëri, thuhet në agjencinë e lajmeve saudite.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vizitat janë ndaluar edhe në xhaminë e Profetit në Medinë.

Vendimi i fundit nga Arabia Saudite vjen pasi javën e kaluar pezulloi vizat, dhe ndaloi qytetarët të hynin në Mekë dhe Medinë, dy nga qytetet më të shenjta.

Arabia Saudite të hënën konfirmoi rastin e saj të parë të coronavirusit, pasi një qytetar i saj ishte kthyer nga Irani, kurse vendet e shenjta, të cilat tërheqin miliona vizitorë çdo vit, mund të pasojnë me përhapje të virusit. /Telegrafi/