Hoteli më luksoz në Riad ‘Ritz-Carlton’ do të rifillojë jetën në muajin e ardhshëm, por spastrimi që e shndërroi atë në burgun më luksoz të botës mban ende rreziqe për udhëheqësin e ri të Arabisë Saudite.
Princi i kurorës, Muhamed Bin Salman, që i mbajti në dhomat e hotelit të dyshuarit për korrupsion që nga nëntori i 2017-së, siç duket nga 14 shkurti nuk do të janë më aty, shkruan ‘Bloomberg’, përcjell Telegrafi.
Faqja e internetit e ‘Ritz-Carlton’ tani po merr rezervime, duke sinjalizuar fundin e një kapitulli të një fushate, qëllimi i së cilës ishte të mblidhet sa më shumë nga 100 miliardë dollarët e dyshuara për shpërdorim.
Arrestimet janë pjesë e përpjekjes së princit Muhamed për të transformuar shoqërinë dhe ekonominë saudite dhe për ta çimentuar fuqinë e tij. Në të njëjtën kohë, ata kanë tensionuar lidhjet brenda familjes mbretërore, dikur shtyllën e stabilitetit saudit dhe ngriti pikëpyetjet mbi synimet e tij autoritare për t’u përballur me disa armiq të rinj. /Telegrafi/