Arabia Saudite ka kërkuar nga gjykatësi amerikan që t’i hedhë poshtë 25 akuza në në lidhje me përkrahjen e pretenduar të këtij vendi sulmeve të 11 shtatorit 2001, tregojnë dokumentet gjyqësore.
Në parashtresën pranë Gjykatës amerikane të Qarkut në Manhattan, avokatët të cilët e përfaqësojnë Arabinë Saudite pohojnë se prokurorët nuk mund të provojnë se Mbretëria i ka përkrahur njerëzit të lidhur me Al-Kaidën, e të cilët kanë kidnapuar aeroplanët dhe me to janë përplasur në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork dhe në Pentagon, dhe e rrëzuan fluturaken në Pensilvani.
Gati tre mijë njerëz ishin vrarë në ato sulme. Arabia Saudite pohon se ajo ka merituar imunitet sovran.
James Kreindler, avokati i cili përfaqëson të vrarët në sulmet e 11 shtatorit, i ka thënë Reuters-it, se parashtresa ishte e papritur, transmeton gazetametro.net.
“Kemi sasi të mëdha të pohimeve mbi atë se çfarë kanë bërë organizatat saudite. Arabia Saudite nuk mund të fshihet prej fakteve”, ka thënë ai.
Avokatët e Arabisë Saudite kanë paraqitur disa shembuj, për të cilat thonë se i mbështesin pretendimet e tyre. Një nga pretendimet e tilla është raporti përfundimtar i CIA-s nga viti 2005 në të cilin pretendohet se nuk ka prova se Arabia Saudite i ka përkrahur terroristët.
Por, një kohë të gjatë dyshohet se ky vend nuk ka marrë pjesë. Është e ditur se 15 nga 19 kidnapues ishin qytetarët e Arabisë Saudite, dhe se disa prej tyre janë takuar me sauditët të cilët kanë lidhje me qeverinë e tyre, si për shembull Omar al-Bayoumi, i cili është i lidhur me diplomatët saudit.