Duket se Arabia Saudite po e kërcënon Kanadanë me një sulm të stilit 9/11 (sulmi i 11 shtatorit 2001 në Nju Jork), pasi ka postuar në Twitter një fotografi ku shihet një aeroplan shumë afër një ndërtese të lartë që ndodhet në Toronto.
Brenda imazhit kontrovers, shkruar “Siç thotë thënia arabe, ‘ai që përzihet me atë që nuk e shqetëson, do të merr atë që nuk e pëlqen”, transmeton Telegrafi.
Llogaria e rrjetit social e lidhur me qeverinë saudite, që ka mbi 350 mijë ndjekës, ka vënë edhe një shirit tjetër mbi ndërtesë, ku shkruan ‘Dikush po i futë hundët, aty ku nuk i përket’.
Tërë kjo vjen pas mosmarrëveshjeve mes dy shteteve, kur Kanadaja e kritikoi Arabinë Sauditë për disa aktivistë për të drejtat e njeriut, që janë burgosur së fundmi.
Për këtë arsye, Arabia Saudite ka ngrirë të gjitha marrëdhëniet me Kanadanë dhe dëboi ambasadorin kanadez, nën pretendimin se ka ‘interferuar’ në punët shtetërore. Madje, ajo akuzoi Kanadanë se po ndërhyn në sovranitetin e shtetit.
Si kundërpërgjigje, ministri kanadez i Punëve të Jashtme, Mariel-Pirel Baril, ka thënë se Kanadaja do të luftojë gjithmonë për të drejtat e njeriut, veçanërisht drejtat e femrave dhe lirinë e shprehjes, në tërë botën. /Telegrafi/