Telegrafi

Arabia Saudite ka rezervat më të mëdha të naftës në botë

Sipas BP-së, Arabia Saudite shtrihet mbi një pasuri të madhe prej 264.6 miliardë fuçi naftë.

Arabia Saudite për vite me radhë është vendi parë për nga sasia e naftës së prodhuar, ku përfshihet 90 për qind nga eksporti i përgjithshëm saudit, që sjellin 75 për qind të të ardhurave tatimore të Riadit.

“Në vend të dytë sipas rezervave të naftës është Venezuela me 172.3 miliardë fuçi, para Irakut me 143.1 miliardë, Iranit me 137.6 miliardë dhe Kuvajtit me 101.5 miliardë”, shton BP-ja. /Telegrafi/