Telegrafi

Arabia Saudite identifikon njërin nga sulmuesit

Në një deklaratë Arabia Saudite ka bërë të ditur identitetin e sulmuesit me bombë në afërsi të Konsullatës Amerikane në Jeddah, shkruan CBC, transmeton Klan Kosova.

Sulmuesi në fjalë është 34 vjeçari pakistanez, Abdullah Qalzar Khan, i cili ishte vendosur në Arabinë Saudite që 12 vite, dhe kryente profesionin e shoferit.

Sulmi në afërsi të Konsullatës ishte i pari nga tre sulmet që goditën mbretërinë ditën e hënë.