Site icon Telegrafi

Arabia Saudite ia ofroi mundësinë që të bëhet ‘fytyra e ligës’ – ylli i Real Madridit i refuzoi menjëherë

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr, ka refuzuar një ofertë luksoze për t’u bërë pjesë e elitës së futbollit arab.

Një delegacion i Fondit të Investimeve Publike, ka punuar nën patronatin e Ministrisë së Sportit, duke arritur që të kontaktojë përfaqësuesit e 24-vjeçarit në përpjekje për ta bindur atë të bëhet fytyra e ligës para Botërorit të vitit 2034, që pritet të mbahet në Arabinë Saudite.

Nikoqiri i kësaj gare do të konfirmohet në kongresin e FIFA-s më 11 dhjetor dhe oferta e Arabisë është ajo që po konsiderohet si më favorite për t’u pranuar.

Real Madridi nuk dëshiron që ta shes Viniciusin, klauzola e të cilit është 1 miliardë euro, ndërsa ai ka kontratë deri në vitin 2027 pasi nënshkroi një marrëveshje të re në vitin 2022.

Sidoqoftë, reprezentuesi brazilian është i lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe dëshiron t’i përmbushë ambiciet e tij duke fituar Topin e Artë si lojtar i Real Madridit.

Megjithatë, Arabia Saudite pritet që të rikthehet sërish në një të ardhme të afërt me një ofertë të dytë për brazilianin.

Lexo po ashtu James Rodriguez zgjedh fituesin e Topit të Artë – nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Vinicius kishte nënshkruar për Real Madridin në vitin 2018 për shumën e 45 milionë eurove nga Flamengo.

Që prej atëherë, ai ka shënuar 93 gola në 263 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke fituar tre tituj të La Ligas, dy të Ligës së Kampionëve dhe dy Kupa të Botës për Klube./Telegrafi/

Exit mobile version