Site icon Telegrafi

Arabia Saudite heq vizat për ata që kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, u prit sit nga zëvendësministri për Punë të Jashtme i Arabisë Saudite, Waleed Abdulkarim El Khereiji.

Në këtë takim është nënshkruar marrëveshja për lirim nga vizat për pasaportat diplomatike dhe ato zyrtare.

“Gjatë takimit me Zëvendësministrin për Punë të Jashtme, z. El Khereiji, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Arabinë Saudite për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës. Z. Ahmeti kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite”, thuhet në njoftim.

Takimi u përmbyll me nënshkrimin e Marrëveshjes për heqjen reciproke të vizave për bartësit e  pasaportave diplomatike dhe pasaportave zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version