Telegrafi

Arabia Saudite e mposht Egjiptin, largohen nga Kampionati Botëror me një fitore

during the 2018 FIFA World Cup Russia group A match between Saudia Arabia and Egypt at Volgograd Arena on June 25, 2018 in Volgograd, Russia.

Arabia Saudite e ka mposhtur Egjiptin me rezultat 2-1, por pas kësaj ndeshje të dy skuadrat janë larguar nga Kampionatit Botëror duke u eliminuar në fazën e grupeve.

Në pjesën e parë të dy kombëtaret dhuruan spektakël, ndërsa Arabia Saudite kishte dy penallti

Ndeshja nisi me një gol të bukur të Mohamed Salah.

Mohamed Salah (Getty Images)

Një pasim i gjatë erdhi te këmbët e yllit të  Liverpoolit, i cili me një parabollë shënon bukur për 1-0.

Pas golit Arabia Saudite e nisi sulmin. Suaditët fituan një penallti në minutën e 41-të.

Nga pika e bardhë gjuajti Al Muwallad, por portieri Ahmed Fathy e mbrojti gjuajtjen.

Abdullah Otayf (Getty Images)

Por Arabia fitoi edhe një penallti. Kësaj radhe gjuajti Salman Al Faraj, i cili doli të jetë i saktë për 1-1.

Pjesa e dytë nuk solli asnjë rast të rrezikshëm dhe skuadrat u dukën se u pajtuan me barazim.

Salem Aldawsari (Getty Images)

Por minutën e pestë të kohës shtesë shënoi Salem Al Dawsari për t’i dhënë fitoren Arabisë Saudite.

Arabia e mbyll me tri pikë, ndërsa Egjipti pa pikë dhe me dëshpërim të madh largohet ngas Kampionati Botëror. /Telegrafi/