Arabia Saudite e ka mposhtur Egjiptin me rezultat 2-1, por pas kësaj ndeshje të dy skuadrat janë larguar nga Kampionatit Botëror duke u eliminuar në fazën e grupeve.
Në pjesën e parë të dy kombëtaret dhuruan spektakël, ndërsa Arabia Saudite kishte dy penallti
Ndeshja nisi me një gol të bukur të Mohamed Salah.
Një pasim i gjatë erdhi te këmbët e yllit të Liverpoolit, i cili me një parabollë shënon bukur për 1-0.
Pas golit Arabia Saudite e nisi sulmin. Suaditët fituan një penallti në minutën e 41-të.
Nga pika e bardhë gjuajti Al Muwallad, por portieri Ahmed Fathy e mbrojti gjuajtjen.
Por Arabia fitoi edhe një penallti. Kësaj radhe gjuajti Salman Al Faraj, i cili doli të jetë i saktë për 1-1.
Pjesa e dytë nuk solli asnjë rast të rrezikshëm dhe skuadrat u dukën se u pajtuan me barazim.
Por minutën e pestë të kohës shtesë shënoi Salem Al Dawsari për t’i dhënë fitoren Arabisë Saudite.
Arabia e mbyll me tri pikë, ndërsa Egjipti pa pikë dhe me dëshpërim të madh largohet ngas Kampionati Botëror. /Telegrafi/
Mo Salah makes it look so simple. pic.twitter.com/5ZHuBPU5Mx
— Zaahid (@Zaahid_LFC) June 25, 2018
#Rusia2018 | Salman Al Faraj anotó para Arabia Saudita en el minuto 45´+6´ https://t.co/sPDRVcDjEw
— Líder en Deportes (@LiderEsDeporte) June 25, 2018
https://twitter.com/PipeSierraR/status/1011278189031804929