Gjykata supreme e Arabisë Saudit, e ka shfuqizuar ligjin për ndëshkim me fshikullim në publik, si pjesë e masave për mbrojtjen e të drejtave të njërit, të kërkuara nga mbreti dhe i biri tij me pozitë të fuqishme udhëheqëse.
Sipas gjykatës supreme, ky ligj që parashihte deri në 100 fshikullime, bie ndesh me të drejtat e njeriut dhe duhet të shfuqizohet, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, me ndryshime e reja të kërkuara nga princi i kurorës, Mohammed bin Salman nuk parashihet largimi i disa dënimeve konservative, përfshirë edhe dënimin me vdekje.
“Vendimet e fundit, janë bërë që ta vënë mbretërinë arabe, në nivelin e duhur sa i përket zbatimit të drejtave dhe lirive të njeriut”, thuhet në vendimin e gjykatës supreme.
Dënimi me fshikullim, zakonisht iu jepej atyre që kryenin marrëdhënie jashtëmartesore, deheshin në publik dhe kryenin edhe disa veprime tjera që dëmtonin rendin dhe qetësinë.
Në të ardhmen, dënimi me fshikullim do të zëvendësohet me dënim me burg ose me gjobë, varësisht nga niveli i shkeljes së kryer. /Telegrafi/