Site icon Telegrafi

Arabët hapin Institut për interpretimin e ëndrrave

Instituti për interpretimin e ëndrrave do ta ketë statusin e institucionit të arsimit të lartë, ndërsa studentët pas përfundimit të studimeve do të pajisen edhe me një diplomë dhe do të kenë mundësi të vazhdojnë studimet për doktoraturë.

Themeluesi i institutit është eksperti i njohur i ëndrrave, Jusuf al-Harti, i cili ka edhe emisionin e vet televiziv. Al-Harti sqaroi se ky profesion ka për qëllim “këshillimin e njerëzve”.

Pas publikimit të lajmit në mediat e Arabisë Saudite, ka reaguar edhe Ministria Saudite për Islam, duke thënë se interpretimi i ëndrrave më shumë është dhunti të cilën e posedojnë persona të caktuar dhe nuk mund të studiohet e mësohet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version