Ka përfunduar sezoni kur arabët e pasur vendosen në kryeqytetin anglez, për të treguar super-veturat e tyre.
Tashmë në qendër kanë mbetur të parkuara vetëm disa nga to, pasi të tjerat janë nisur me aeroplanë për në vendbanimet e pronarëve të tyre, transmeton Telegrafi.
Sikur edhe vitet e kaluara, para hoteleve luksoze janë mbledhur makina që mbanin targat e Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite apo Kuvajtit.
Rolls-Royce, Lamborghini dhe McLaren ishin në mesin e veturave që bënë xhiron e fundit në qytet. /Telegrafi/