Telegrafi

Arabët blejnë për 800 milionë $ ndërtesën e famshme të New Yorkut

"Ne kemi shitur të martën pjesën tone prej 75% të aksionve", tha zëdhënësi i Prudential Financial. 25% të aksioneve do të mbeten në duart e shoqërisë imobiliare “Tishman Speyer” .

Gradacela 77 vjecare është e lartë 319 metra dhe është ndërtuar në 1930.

Ajo ka qenë ndërtesa më e lartë e botës duke lënë pas la Kullën Eifel në Paris dhe sipas pronarit të saj Walter Chrisler, do të bëhej e dyta në botë pas ndërtesës “Empire State Bulding”.

Gradacela shtrihet ne 405 Lexington Avenue në zemër të Manhatanit. Prudential Financial ishte pronari që nga 2002 .

Fondi Abu Dhabi u pranua si anëtar i fondit kryesor të Emirateve të Bashkuara Arabe.”Abu Dhabi Investment Autority” ka investuar tashmë 7.5 miliard dollarë në nëntor të 2007 në bankën amerikane “Citigrup”.

Ai ka marrë pjesë të rëndësishme edhe në gjigandin e ndërtesave “Toll Brothers” Blerja e Chysler Bulding është simbolike në krahasim me blerjet e thesareve imobiliare nga vendet naftëmbajtëse.

“General Motors Bulding” u shit në fund të qershorit me 2.8 miliard dollarë nga fondi amerikan “Boston Propreties” duke shkuar tek investitorët e Dubait, Kuvajtit dhe Qatarit. Shumë ndërtesa të tjera do të blihen nga ivestitorë të huaj në Boston,Washington dhe San Francisko.

Newyorkezet kërcasin dhëmbët .‘Të huajt po na marrin ikonat e qytetit", thonë ata