Telegrafi

Arabati Baba Teqe bëhet pronë e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni (Video)

Arabati Baba Teqe tashmë i takon Bashkësisë Fetare Islame. Kjo bëhet e ditur nga Qani Nesimi, mufti i qytetit të Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për Tv Art, Nesimi thotë se të gjitha dokumentacionet e Arabatit tashmë tregojnë se është pronë e BFI-së. Ai shtoi se BFI-ja ka tentuar gjithmonë që pronat dhe vakëfet t’i kthehen Bashkësisë. Nesimi thotë se pronat janë në shërbim të shoqërisë në Maqedoni, për nevoja të ndryshme shoqërore./Telegrafi/