Telegrafi

Aquilani: Riise më bindi për Liverpoolin

“Jam mik me Riise dhe ai më ka folur shumë për Liverpoolin. Kam folur me atë edhe për fansat e shkëlqyeshëm dhe mezi pres të filloj. Kurrë nuk kam luajtur në Anfield, por kam dëgjuar shumë për atmosferën e veçantë”, ka thënë Aquilani.

“Rafa Benitez ishte faktor shumë i rëndësishëm që unë të vij këtu. Riise ka folur shumë mirë për të dhe tha se ai mund të më ndihmojë të zhvillohem si lojtar . Jam shumë krenar që ai më zgjodhi mua”, ka shtuar mes tjerash mesfushori italian.