Telegrafi

Aquilani pranon kushtet e Liverpoolit?

Sky Sport Italia shkruan se Aquilani është pajtuar të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare, të vlefshme 3.5 milionë funte në sezon.

Roma ka dashur të shesë Aquilanin në disa raste gjatë kësaj vere, muajin e kaluar Luciano Spalletti tha se klubi do t’i dëgjojë ofertat të cilat i përshtaten lojtarit dhe klubit, dhe duket se tash kjo vërtet do të ndodhë.