Telegrafi

Aquilani i ngazëllyer me paraqitjen e mbrëmshme

Italiani për herë të parë u angazhua gjatë një takimi të plotë në Ligën Premier dhe thotë goli i tij është i veçantë.

“Vërtet ndjehem mirë pasi kam shënuar golin tim të parë pas shumë kohësh. Jam vërtet i lumtur pasi edhe rezultati ishte ai për të cilin kishim nevojë”.

“Goli është edhe më i veçantë pasi e shënova para fansave tanë. Thash kur erdha në Liverpool se dua të shënoj para fansave dhe ky moment erdhi. Sot ishte një ditë e mirë dhe tash mendoj për ndeshjen tjetër”, ka thënë Aquilani. /Telegrafi/