Telegrafi

Aquilani: Gjithçka më pëlqen në Angli, përveç motit

“Më pëlqen gjithçka në Angli, përpos motit. Më pëlqejnë njerëzit, tifozët, qyteti dhe loja këtu. Unë dua të luaj mirë këtu”.

“Por, unë nuk flas mirë Anglisht. Tani kuptoj më shumë se më parë por duhet të përmirësohem. Në fillim mbaja mësime të anglishtes, por kohëve të fundit nuk po gjej kohë dhe mësuesi është i hidhëruar në mua. Është vështirë për shkak të familjes dhe ndeshjeve të shumta”, deklaroi Aquilani. /Telegrafi/