Telegrafi

Aquilani: Dua të luaj

Italiani i cili nënshkroi për Redsat gjatë verës për 20 milionë funte, ka bërë debutimin e plotë në mesjavë kundër Fiorentinës, pasi u rikuperua nga lëndimi në gju dhe la shumë mbresa me paraqitjen e tij.

“Kam nevojë të luaj, të luaj dhe të luaj pasi jam në një ekip të ri dhe kam nevojë për lojë tash. Gjuri im është mirë, ndjehem mirë dhe tash duhet të punoj shumë për të stërvitur trupin. Vërtet shpresoj se mund të luaj kundër Arsenalit”, ka thënë 25-vjeçari./Telegrafi/